Interi ka nisur lëvizjet për të gjetur zëvendësuesin e Denzel Dumfries, i cili pritet të largohet në verë.
Në krye të listës së drejtuesve nerazzurrë është vendosur Marco Palestra, mbrojtësi i djathtë 20-vjeçar që aktualisht luan te Cagliari në formë huazimi nga Atalanta.
Paraqitjet pozitive të Palestrës kanë tërhequr vëmendjen e Interit, por Atalanta nuk është e gatshme ta lërë të largohet për më pak se 40 milionë euro.
Një shifër që mbetet për t’u vlerësuar nga presidenti Beppe Marotta.
Përveç Interit, interes për talentin italian kanë shfaqur edhe AC Milan dhe Bournemouth, ndërsa Palestra ka regjistruar 21 ndeshje zyrtare këtë sezon, me një gol dhe katër asistime.