Rei Manaj mungoi sot për të dytën ndeshjen radhazi te Sharjah FC.
Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte as në stol në transfertën e Al Dhafrës.
Një takim që kishte vlerë për javën e 14-të të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe u mbyll me fitoren 0 me 2 të Sharjah FC.
Manaj duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar përfundimisht. Dëshira e tij mbetet rikthimi te Sivaspori në Turqi, edhe pse u raportua se destinacioni i ri do të jetë Kina.
28-vjeçari është shprehur se po heq dorë nga rreth 4 milionë euro, për t’u transferuar te klubi turk.
Po ashtu pret që 2 mijë tifozë të vendosen në aeroport, kur ai të mbërrijë dhe po ashtu të ndërtohet një ekip pretendent për Superligën.
Interesant është fakti se Sivaspori mbetet i bllokuar nga FIFA. Zhbllokimi pritet nga dita e nesërme,