Java e 22-të luhet në dy ditë, spikasin 3 sfida

- Bota Sot

Java e 22-të luhet në dy ditë, spikasin 3 sfida

Java e 22-të e Abissnet Superiore është ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.

Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Vorës dhe Flamurtarit, që starton në orën 13:30 të së shtunës.

Po këtë ditë luhen dy ndeshje të tjera.

Mjaft interesante pritet të jetë sfida mes Partizanit dhe Elbasanit në “Arena e Demave”.

Dy skuadrat do të ndeshen mes tyre edhe në Kupën e Shqipërisë.

Dinamo City përballet me Bylisin në kryeqytet. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Për të dielën kalendari rezervon dy ndeshje shumë të forta në letër, Teuta-Vllaznia dhe Egnatia-Tirana. Të dyja këto ndeshje do të luhen me drita. Durrsakët, pas një ecurie të dobët, do të përballen me shkodranët kryesues, kurse kampionët në fuqi presin Tiranën e transformuar..



Read it all at Bota Sot