Talenti i ngre zërin në humbjen e dhimbshme: Gjithmonë unë

- Bota Sot

Talenti i ngre zërin në humbjen e dhimbshme: Gjithmonë unë

Real Madrid u mposht me rezultatin 4-2 nga Benfika në raundin e fundit të Ligës së Kampioneve.

Madrilenët janë të detyruar të luajnë në “play off”, për të siguar një vend në fazën 1/8.

Ndeshja në Portugali tregoi një përçarje të re në skuadër.

Bëhet fjalë për talentin Arda Gyler, që u shfaq i mërzitur me zëvendësimin në minutën e 79-të.

Trajneri Arbeloa vendosi ta largonte nga fusha, për të aktivizuar një tjetër talent.

Vendin e tij e mori Horhe Cestero Sanço, pikërisht një mesfushor 19-vjeçar.

Sjellja e Gylerit iu afrua asaj të Viniciusit, që bënte të njëjtën gjë në “El Clasico” ndaj Barcelonës.

“Gjithmonë unë”, raportohet se tha Gyler pas daljes nga vijat kufizuese. Dukshëm situata te Reali nuk është aspak e qetë.



Read it all at Bota Sot