Guardiola vlerëson Mourinhon

- Bota Sot

Guardiola vlerëson Mourinhon

Pas kualifikimit direkt në 1/8-at e finaleve të Champions League, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, komentoi në konferencën për shtyp performancën e Benfica-s nën drejtimin e José Mourinho-s, e cila përmes golit të portierit Trubin në minutat e fundit, nxori jashtë Real Madridin nga tetëshja kryesore, duke favorizuar City-n.

“Pamë minutat e fundit të ndeshjes dhe ishim të gjithë aty, por nuk e dinim që Benfica-s i duhej një gol për t’u kualifikuar.

Kur pamë José-në që dërgoi portierin në zonë, të gjithë u pyetëm pse po e bënte, sepse Reali mund të barazonte dhe ne do të dilnim jashtë tetëshes. Megjithatë, ishte një strategji e zgjuar nga José për të shënuar golin e katërt,” tha Guardiola, sipas faqes zyrtare të klubit.

Ai gjithashtu komentoi formatin e ri të Champions League: “Nuk më pëlqen që ka më shumë ndeshje, por më pëlqen ideja e kampionatit. Është pozitive që çdo ndeshje ndihet si finale, qoftë në shtëpi apo jashtë.

Shikoni sa ekipe të pabesueshme nuk janë brenda top-24 dhe sa nuk janë midis tetëshes, kjo tregon sa i komplikuar është ky turne.”

Duke folur për 1/8-at e finaleve, Guardiola shtoi: “Jam shumë i kënaqur sepse kemi javë të gjata me më pak ndeshje, dhe na duhen. Tani e rëndësishme është të shkojmë në 1/8-at në gjendjen më të mirë të mundshme.”.



Read it all at Bota Sot