Ndeshja e fundit e Champions League ishte e rëndësishme për Interin në lidhje me ecurinë e mëtejshme, por edhe për merkaton.
Zikaltrit duhet të kalojnë Play-off-in për të vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion, ndërsa eliminimi i PSV-së mund t’u japë një asist për Ivan Perisiç.
Lojtari kroat, i cili pavarësisht humbjes ndaj Bayern është vlerësuar nga shtypi holandez, dëshiron të kthehet në Milano. Rezistencë po bën klubi, që nuk do ta lëshojë lojtarin pa fituar ekonomikisht.
Ndeshja mes Inter dhe PSV luhet pikërisht në këtë front.
Ka dhe një dyshim në fakt, që lidhet me ndeshjen e djeshme. Ndërrimi i Perishiq në minutën e 82-të, sipas disa mediave, ishte për një dëmtim, por që nuk konfirmohet nga askush.
Pista e dytë e merkatos është Moussa Diaby, i cili është dakord për kalimin në Milano. Inter ndërkohë është në pritje të “ok”-it të PIF, nëpërmjet të cilit kalojnë gjithë trasferimet e skuadrave arabe.
Zikaltrit kanë si qëllim një huazim me të drejtën e blerjes për 35 milionë euro, por oferta e parë është refuzuar nga klubi saudit.
Diaby luan si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë, si Perishiq . Interi kërkon lojtarë të gatshëm, kjo duket qartë.