Conte nuk e quan katastrofë eliminimin

- Bota Sot

Conte nuk e quan katastrofë eliminimin

Rrugëtimi i Napolit në Ligën e Kampionëve ka përfunduar.

Të kaltrit janë mposhtur nga Çelsi mbrëmjen e djeshme, duke mbetur jashtë 24 më të mirave të këtij kompeticioni.

Në Itali është konsideruar katastrofë eleminimi i Napolit, por Antonio Conte nuk është i të njëjtit mendim.

Trajneri italian është shprehur se duhet treguar kujdes me fjalët, ndërsa shpreh pakënaqësinë e tij për kalendarin e ngjeshur.

“Katastrofë futbollistike në Champions? Në një vit e gjysmë kemi fituar titullin kampion dhe Superkupën.

Duhet të keni pak kujdes me fjalët. A kam ende energji? Sigurisht që po.

Pas dy ditësh e gjysmë do të luajmë sërish.

Do të doja shumë që ta njihja atë fenomenin që bën kalendarin. Flasim shumë për të dëmtuaeit, poe kurrë për këtë…”, ka thënë Antonio Conte.



Read it all at Bota Sot