Adi Kurti nuk është më lojtar i Veronës dhe tashmë po nis një aventurë të re në Serinë C.
Mbrojtësi shqiptar bëri 12 paraqitje me veronezët dhe tashmë kalon në formë huazimi me mundësi blerjeje, por në të njëjtën kohë klubi ka ruajtur mundësinë e blerjes.
“Hellas Verona FC njofton se ka huazuar mbrojtësin Adi Kurti te Ternana Calcio deri më 30 qershor 2026, me një opsion dhe të drejtë kundër-opsioni. Hellas Verona FC i thotë lamtumirë Adit dhe i uron gjithë të mirat në këtë aventurë të re profesionale.”
Këtë sezon, talenti i Kombëtares U-21 u thirr gjithashtu dy herë në ekipin e parë nga Paolo Zaneti, kundër Udinezes në ndeshjen hapëse të Serisë A dhe më pas kundër Interit në javën e dhjetë ku qëndroi në stol, por nuk mori minuta. Ai luajti me ekipin e parë në derbin e Kupës së Italisë kundër Venecias.