Vjen reagimi i Zelenskyt pasi Trump tha se Putini pranoi ndaljen e sulmeve mbi qytetet ukrainase ‘për një javë’

- Bota Sot

Vjen reagimi i Zelenskyt pasi Trump tha se Putini pranoi ndaljen e sulmeve mbi qytetet ukrainase ‘për një javë’

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë Kievin dhe qytete të tjera nga sulmet ruse gjatë të ftohtit të dimrit.

Presidenti ukrainas shkroi për këtë në platformën e mediave sociale X.

"Një deklaratë e rëndësishme nga presidenti Trump në lidhje me mundësinë e ofrimit të sigurisë për Kievin dhe qytete të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe ekstreme dimri", vuri në dukje Zelensky.

Presidenti theksoi rëndësinë e energjisë për jetën e ukrainasve dhe falënderoi partnerët për mbështetjen e tyre.

Trump thotë se Putini pranoi të mos e sulmojë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase për një javë

"Furnizimi me energji elektrike është një themel i jetës. Ne i vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të na ndihmuar të mbrojmë jetët. Faleminderit, President Trump!", theksoi Zelensky.

Ai shtoi se diskutimet mbi këto çështje u zhvilluan gjatë takimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

"Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ne presim që marrëveshjet të zbatohen", ka shtuar Zelensky.

Zelensky gjithashtu nënvizoi rëndësinë e hapave të deeskalimit për ti dhënë fund luftës.

"Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës", theksoi ai.

Kujtojmë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte rënë dakord të mos bombardonte qytetet ukrainase për një javë gjatë periudhave të të ftohtit ekstrem. 



Read it all at Bota Sot