Kapiteni Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti e Dion Kacurri, me Baselin, janë eliminuar nga Europa League në futboll.
Baseli si vendas ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga skuadra çeke Plzen, në xhiron e fundit të Europa League.
Futbollisti Panos (39) është autor i golit të fitores së udhëtuesve.
Plzeni përfundoi në vend të 14-të me 14 pikë dhe do të jetë në play-off. Baseli e mbylli në pozitën e 30-të me 6 pikë të grumbulluara.