Trajneri italian “zbarkon” në Shqipëri

- Bota Sot

Trajneri italian “zbarkon” në Shqipëri

Emiliano Bonazzoli është trajneri i ri i Shirokës.

Me largimin e Andre Jasmis, klubi shkodran që militon në Kategorinë e Dytë ka “goditur”, duke afruar një trajner me eksperiencë në Itali si Bonazzoli.

47-vjeçari ka drejtuar ekipe si Renate, Fanfulla dhe Leço.

Ndërkohë që në të shkuarën ka qenë futbollist i njohur me ekipe si Brescia, Cesena, Parma, Hellas Verona dhe Sampdoria.

Tashmë, qëllimi i Bonazzolit është që të japë kontributin e tij, për të ngjitur në Kategorinë e Parë, Shirokën.

Këta të fundit e kanë prezantuar me anë të një video mjaft të bukur.



Read it all at Bota Sot