Real Betis është kualifikuar në rundin tjetër në Europa League pasi mundi Feyenoordin, me rezultat 2:0, të enjten mbrëma.
Skuadra spanjolle dhe holandeze u përballen në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Europa League.
Betis gjatë terë ndeshjes, u tregu ekip më i mirë se skuadra mysafire, duke kontrolluar më mirë lojën, duke krijuar më shumë raste dhe duke realizuara dy gola.
Ishte braziliani Antony, i cili në minutën e 17-të kalojë skuadrën spanjolle në epërsi prej 1-0.
Ndërkohë, A. Ezzalzouli në minutën e 32-të dyfishojë avantazhin në 2-0 për Betisin, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesëloja e parë.
Edhe në fraksionin e dytë të kësaj sfidë, ishin nikoqirët që kishin iniciative në terren, derisa Feyenoord në finish të kësaj ndeshje u këndell duke ngushtuar rezultatin në 2-1 më anë të C. Tengstedt, por kjo ishte krejt çfarë bëri ekipi holandez.
Përfundimisht, Real Betis kalon në rrethin tjetër të garave me 17 pikë të tubuara, kurse, Feyenorrd këtu e mbyll aventurën në këtë gare evropiane.
Ndërkohë, edhe Lyon, Aston Villa, Midittylland, Porto, Braga, Freiburg dhe Roma kanë siguruar kualifikimin, derisa 16-të skuadrat tjera përmes play-off-it do ta kërkojnë kualifikimin në rundin tjetër të garave në Europa League.