Barcelona po e forcon skuadrën me talentë të shumtë.
Kampionët e Spanjës, kanë arritur marrëveshje me talentin egjiptian, Hamza Abdelkarim nga skuadra e Al-Ahlyt.
Abdelkarim, do të bashkohet me ekipin në formë huazimi me opsion blerjeje, ku do t’i bashkohet fillimisht skuadrës së dytë të Barçës.
Egjiptiani, ka vetëm 8 paraqitje me Al-Ahlyn pa shënuar gol apo asist.