Nata e mbrëmshme për Robin Van Persin ishte makth.
Përveçse skuadra e tij Fejenord u eliminua nga Liga e Europës pas humbjes 2:1 kundër Real Betisit, iu dëmtua edhe djali i tij.
Teksa spanjollët po udhëhiqnin sfidën, legjenda holandeze futi në lojë djalin e tij Shakel Van Persie në minutën e 73-të.
Por në minutën e 85-të, ai ishte shumë i pafat i cili pas një përpjekjeje për të goditur topin me kokë, u rrëzua keq dhe duke ndrydhur gjurin.
Lojtari detyrohet të largohet nga fusha duke qarë mbi një barelë dhe babai i tij, Robin, i afrohet për t’i qëndruar pranë, me shqetësimin e një prindi dhe trajneri.
Një natë e tmerrshme për ish-sulmuesin legjendar të Arsenalit dhe Mançester Junajtid i cili u trondit në Estadio Olimpiko de la Cartuja në Sevija.