Rebelimi i Benzemas

- Bota Sot

Rebelimi i Benzemas

Rasti i Karim Benzema po bëhet gjithnjë e më i nxehtë.

Së fundi, sulmuesi francez nuk ishte në dispozicion për ndeshjen e Al Ittihad kundër Al Fateh, një mungesë që nuk kaloi pa u vënë re.

Trajneri Sergio Conceiçao u pyet menjëherë për situatën, duke treguar transparencë dhe mbrojtur lojtarin:

“Duhet të pyetet klubi për Karim. Unë jam këtu për të stërvitur, përgatitur ndeshjet, arritur rezultate dhe fituar tituj”. Ai shtoi:

“Mund të them vetëm që Karim është një profesionist i shkëlqyer dhe lojtar fantastik, për të cilin jam krenar si trajner”.

Sipas “AS”, francezi ishte “mashtuar” nga drejtuesit e klubit saudit. Atij i ishte premtuar rinovimi me të njëjtat, ose më të mira kushte, por realiteti parashikon ulje të konsiderueshme pagese.

Ky konflikt me klubin e ka vendosur Benzema në një situatë të ndërlikuar.

Mungesa ndaj Al Fateh është prova dhe nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion të dielën ndaj Al Najma.

E ardhmja e ish-yllit të Real Madridit mbetet e pasigurt, zgjidhja duket e vështirë.



Read it all at Bota Sot