Publikohen formacionet zyrtare të duelit Skënderbeu - Kastrioti

- Bota Sot

Publikohen formacionet zyrtare të duelit Skënderbeu - Kastrioti

Skënderbeu dhe Kastrioti do të luajnë në orën 13:30 ndeshjen e parë të javës së 20-të në Kategorinë e Parë.

Për korçarët kjo ndeshje ka edhe vlera “hakmarrjeje”, pasi krutanët ishin skuadra e parë që i shkaktoi humbjen ekipit të drejtuar nga Ernest Gjoka në fazën e parë të kampionatit, në atë sfidë dramatike të humbur 3-2 në Fushë-Krujë.

Gjoka ka publikuar titullarët dhe vihet re rikthimi i egjiptianit Nasr në skuadër, por sot e nis sfidën nga stoli. Në stol gjithashtu ndodhen edhe afrimet e reja në merkato, Dobjani, Paloka, Beshiraj, Çela, Arflot.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Dervishaj, Ramos, Gjata, Gjumsi, Vangjeli, Janaqi, Çuçka, Akpama, Abukabar, Shaqe, Gjini

TRAJNER: Ernest Gjoka

KASTRIOTI: Puja, Kacbufi, Gjinollari, Hoxha, Kapllani, Moses, Idris, Hasa, Hodo, Oliver, Kasmollari

TRAJNER: Ramadan Ndreu



Read it all at Bota Sot