Skuadra e Bashkimi 1947 ka prezantuar Anatolij Petejchuk si lojtarin më të ri në radhët e tij për pjesën e ardhshme të sezonit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.
Ai është 23 vjeç. Petejchuk ka luajtur për Vardarin dhe Pobedën, gjë që e bën atë një aset të rëndësishëm për ekipin në sezonin e ardhshëm.
FC Bashkimi 1947 ka kënaqësinë të prezantojë Anatolij Petejchuk si lojtarin më të ri të klubit tonë.
Edhe pse i ri në moshë, Anatolij vjen me përvojë të vlefshme nga Liga e Parë, ku ka luajtur për skuadrat Vardar dhe Pobeda Prilep.
Në ndeshjet miqësore të zhvilluara këtu në Medulin, ai ka treguar paraqitje shumë të mira, duke dëshmuar cilësinë dhe potencialin e tij”, njofton KF Bashkimi.