Aldi Gjumsi u përplas me trajnerin Ramadan Ndreu, gjatë pjesës së parë t= ndeshjes Skënderbeu – Kastrioti.
Sfida në Korçë është e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë.
Një faull u shkaktua nga lojtari i Kastriotit në pjesën e parë, dhe Ndreu te Kastrioti po protestonte duke e quajtur vendim të padrejtë.
Në këtë moment ishte Gjumsi që duket se po nxitonte për te topi, por vendos të përplaset fizikisht me Ndreun.
Më pas Gjumsi largohet dhe po ashtu ndërhyn pjesa tjetër.
Skënderbeu mban vendin e parë në renditjen e përgjithshme dhe vijon rrugëtimin me synim kthimin në Superiore. Kastrioti si vend i katërt mban shpresat te faza “play off”.