Barcelona ka një ofertë për Manchester Utd

- Bota Sot

Barcelona ka një ofertë për Manchester Utd

Barcelona është e kënaqur me punën e bërë nga Mark Rashford në sulm.

Klubi katalanas ka një propozim për Manchester United.

Te Barcelona kanë mbetur shumë të impresionuar nga puna e bërë nga sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford.

28-vjeçari anglez është dalluar me lojën dhe golat e tij, sidomos në Ligën e Kampioneve, ku në total ai ka qenë i përfshirë në nëntë gola.

Kjo ka bërë që drejtuesit të marrin vendimin që ta transferojnë atë përfundimisht në fund të sezonit.
Marrëveshja e huazimit me “Djajtë e Kuq” përfshin një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh, një shifër që katalanasit nuk dëshirojnë ta paguajnë.

Për këtë arsye, blaugranat i kanë ofruar Marc Casado Manchester United si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme për transferimin e përhershëm të Marcus Rashford. Por nuk përjashtohet as negociimi me një çmim më të ulët.

Mesfushori 22-vjeçar nga La Masia ka rënë në hierarkinë e ekipit nën drejtimin e Hansi Flick këtë sezon dhe ka pasur shumë pak minuta loje. Situata e tij pritet të përkeqësohet edhe më shumë sapo Gavi të rikthehet plotësisht në formë.

“Djajtë e Kuq” kanë shfaqur më herët interes për Casadón dhe madje kanë bërë një kërkesë për të gjatë këtij muaji. Katalanasit shpre



Read it all at Bota Sot