Arbër Zeneli merr një ofertë tunduese nga ekip arab

- Bota Sot

Arbër Zeneli merr një ofertë tunduese nga ekip arab

Futbollisti Arbër Zeneli mund të jetë një nga emrat shqiptarë që do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar dimëror. 

Sulmuesi i krahut është pranë largimit nga Elfsborgu, me një ofertë shumë joshëse që vjen nga kampionati elitar i Arabisë Saudite.

Sipas mediumit suedez Expressen, klubi i Al Taawoun ka paraqitur një ofertë serioze për 30-vjeçarin, e cila pritet të pranohet nga futbollisti.

Ndërkohë, Elfsborgu ka pësuar edhe një tjetër largim gjatë këtij afati kalimtar.

Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbërit, është transferuar te Royale Union Saint-Gilloise në kampionatin belg për një shumë rreth 4 milionë euro..



Read it all at Bota Sot