FC Kosova Dusseldorf synon vendin e dytë

- Bota Sot

FC Kosova Dusseldorf synon vendin e dytë

FC Kosova Dusseldorf po e nis pjesën e dytë të sezonit me vetëbesim të lartë. 

Me vetëm katër pikë diferencë nga vendi i dytë, trajneri Ibo Cöl e ka vendosur qartë objektivin: ngjitjen në Oberliga (niveli i pestë). Derbi ndaj Turu 80 pritet të dërgojë një sinjal të fortë.

Përkrahësit e FC Kosova kanë arsye për optimizëm.

Para nisjes së gjysmës së dytë të sezonit në Landesliga (niveli i gjashtë), trajneri 47-vjeçar foli hapur për ambiciet e skuadrës.

“Synojmë vendin e dytë”, deklaroi Cöl një ditë para derbit kundër Turu 80.

Kjo do të thotë se Kosova dëshiron të marshojë drejt Oberligës së bashku me liderin e pakontestueshëm të kampionatit dhe favorit për ngjitje, SpVg Solingen-Wald.

Duke qenë se Kosova është vetëm katër pikë larg SC Kapellen, që aktualisht mban vendin e dytë, ky synim nuk duket aspak utopik. Por a është Kosova realisht gati për Oberligën?

“E treguam potencialin tonë në fund të vitit të kaluar dhe gjatë pushimit dimëror e forcuam edhe më tej skuadrën”, thekson Cöl transmeton media gjermane “Fupa”, duke iu referuar dy ndeshjeve të fundit të kampionatit: barazimit 2:2 ndaj DV Solingen (vendi i tretë) dhe fitores bindëse 3:1 kundër Kapellenit.

Skuadra nga Benrathi duhet ta konfirmojë këtë formë edhe të premten mbrëma në Feuerbachstraße.
“Nëse jemi të përqendruar dhe maksimalisht të angazhuar, besoj se do t’i marrim tri pikët.

Gjëja më e rëndësishme është që askush të mos e nënvlerësojë kundërshtarin”, shton Cöl para përballjes me Oberbilk, që aktualisht renditet në vendin e 11-të.

Vetëm ndeshja e parë e sezonit duhet të shërbejë si paralajmërim për Kosovën. Në stadiumin e Karl-Homann-Straße, Turu fitoi 3:2 pas një ndeshjeje shumë të luftuar.

Sigurisht që askush në kampin e Oberbilkut nuk do të kishte asgjë kundër një përsëritjeje të atij rezultati.

Megjithatë, skuadra bardhekaltër po hyn në këtë duel me disa shqetësime.

Përgatitjet ishin të paqëndrueshme: fitore ndaj Sportfreunde Gerresheim (4:3), humbje ndaj SV Scherpenberg (3:4) dhe 1. FC Lintfort (0:2). Veçanërisht numri i golave të pësuar përbën arsye shqetësimi për stafin teknik, sidomos për Francisco Carrasco, i cili vazhdon të mungojë për shkak të një dëmtimi në shpatull.

Një lajm pozitiv: Maurice Bankoue ka bërë përparim të madh pas problemeve me lëndime. 25-vjeçari pritet të jetë kandidat serioz për formacionin startues të premten, pasi mbrojtja është e dobësuar nga mungesat e Daniel Rey (i suspenduar) dhe Lukas Reitz (i lënduar).

Për më tepër, klubi ende nuk ka arritur ta sigurojë përforcimin e dëshiruar në këtë repart, përfshirë edhe një zëvendësues për Joshua Sumbunu, i cili u rikthye te FC Kosova gjatë afatit dimëror.



Read it all at Bota Sot