Skënderbeu ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-1.
Sfida ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, ndërsa nuk mungoi tensioni dhe përplasjet.
Golat ishin rezervuar në pjesën e dytë. Gjini me një gol me roveshatë në minutën e 51-të i dha epërsinë Skënderbeut.
Beshiraj vetëm një minutë para fundi të kohës së rregullt, realizoi gol.
Për të ishte edhe ndeshja debutuese me Skënderbeun.
Xhixhoi shënoi për Kastriotin pas një goditje nga distanca. Kjo ishte ndeshja që hapi javën e 20-të në Kategorinë e Parë.
Skënderbeu me 47 pikë është i pashqetësuar në krye. Kastrioti si vend i katërt numëron 20 pikë më pak.