20-vjeçari po kalon një tjetër sezon mbresëlënës

- Bota Sot

20-vjeçari po kalon një tjetër sezon mbresëlënës

Klubi anglez, Liverpool raportohet se është klubi më i fundit nga elita e futbollit evropian që ka shprehur interesim për anësorin e Juventusit, Kenan Yildiz.

20-vjeçari po kalon një tjetër sezon mbresëlënës me “Zonjën e Vjetër” dhe është shndërruar në një nga sulmuesit e rinj më të kërkuar në Evropë.

Yildiz ka qenë ndër lojtarët më vendimtarë të Juventusit këtë edicion, duke realizuar 8 gola dhe 4 asistime në 21 paraqitje në Serie A.

Talenti turk ndodhet aktualisht në bisedime me klubin për rinovimin e kontratës, e cila është e vlefshme deri në vitin 2029, por raportohet se ai po pret një ofertë që i përshtatet ambicieve të tij.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Liverpool është i gatshëm të investojë shuma të mëdha për të siguruar shërbimet e Yildiz.

Pavarësisht se kanë shpenzuar mbi 400 milionë paund gjatë afatit të fundit kalimtar, “The Reds” nuk janë plotësisht të kënaqur me repartin ofensiv dhe synojnë përforcime të reja.

Megjithatë, Liverpool nuk është i vetëm në këtë garë. Chelsea dhe Arsenal gjithashtu kanë shfaqur interes konkret për talentin e Juventusit.

Sfida më e vështirë për klubet angleze pritet të vijë nga Real Madridi, i cili po përgatitet për një verë shumë aktive në pas një sezoni zhgënjyes.



Read it all at Bota Sot