Nis një aventurë e re për sulmuesin e Kosovës, Emir Sahiti, i cili ka dhënë përkohësisht lamtumirën Hamburgut në Bundesligë, për t’u zhvendosur në një kampionat tjetër.
Ka qenë vetë klubi gjerman ai i cili ka bërë të ditur se Sahiti është transferuar në radhët e Makabi Tel Aviv, në futbollin izraelit.
Kësisoj, Sahiti nis një eksperiencë të re në radhët e klubit më të titulluar izraelit, i cili sapo mbylli aventurën në Ligën e Europës ku ishte skuadra më e dobët në fazën e grupit me vetëm 1 barazim e 7 humbje.
Duhet theksuar se për shkak të situatës në Izrael, ekipi i Makabi Tel Aviv ka luajtur të gjitha ndeshjet si pritës në stadiumin e Baçka Topola në Serbi,