Futbollisti Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Muriqi është bërë lojtari i parë nga Kosova që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga.
Futbollisti i Mallorca-s e ka fituar çmimin si lojtari i muajit janar.
”Pirati” shënoi pesë gola në katër ndeshje në muajin janar, përfshirë një hat-trick kundër Athletico Bilbaos që i siguroi Mallorcas tre pikë.
Sulmuesi fitoi çmimin pasi mposhti në votimin final Vanat (Girona), Sorloth (Atlético de Madrid), Marcos Alonso (Celta) dhe Guedes (Real Sociedad).