Manaj publikon njoftimin për mbërritjen në Turqi

- Bota Sot

Manaj publikon njoftimin për mbërritjen në Turqi

Rei Manaj kërkon që kthimi i tij te Sivaspor të jetë sa më i bujshëm që të jetë e mundur.

Futbollisti ka mbyllur kontratën me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tani po bëhet gati që të kthehet përsëri në klubin nga i cili u largua pak muaj më parë, por këtë radhë për të luajtur në kategorinë e dytë turke.

Në bashkëbisedimet në rrjete sociale disa ditë më parë, Manaj u kishte kërkuar tifozëve që të dilnin ta pritnin të shumtë në aeroport dhe sot, ka bërë të ditur edhe orarin se kur do të mbërrijë atje.

Ai fillimisht ka publikuar në Instagram orën 17:00 dhe emoji të avionit, duke lënë të kuptohej se kur do të zbarkonte në Turqi.

Por më pas, ai ka publikuar një njoftim të një grupi mbështetësish të cilët ftonin të tjerët të ishin të shumtë në numër në pritjen e Manajt në aeroport.

“Rey Manaj po vjen, takim me tifozët në aeroport! Klubi i SIvaspor dhe grupimet e tifozëve po bashkohen për të mirëpritur Rei Manajn në aeroport”, shkruhej ndër të tjera në njoftimin që shpërndau edhe vetë Manaj në rrjetet sociale.



Read it all at Bota Sot