La Serie A për Turqinë, lojtari shqiptar reagon

- Bota Sot

La Serie A për Turqinë, lojtari shqiptar reagon

Kristjan Asllani ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ditën e djeshme u zyrtarizua dhe prezantua te skuadra e Besiktas.

Te turqit ka kaluar në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me klubin që ka opsion blerjen e kartonit të tij nga Interi.

Me këtë transferim 23-vjeçari mbylli aventurën e tij me Torinon dhe vendosi të largohet nga Serie A drejt Turqisë për më shumë minuta.

Elbasanasi tashmë ka reguar në rrjetet e tij sociale pas këtij transferimi.

Asllani ka postuar një foto gjatë firmosjes së kontratës me Besiktas, ndërsa e ka shoqëruar me simbolin e shqiponjës dhe me ngjyrat bardhe e zi. Detaje këto që identifikojnë klubin turk, Besiktas.



Read it all at Bota Sot