Dy sfida luhen në Tiranë dhe një në Vorë

- Bota Sot

Dy sfida luhen në Tiranë dhe një në Vorë

“Abissnet Superiore” ditën e sotme do të luajë disa nga ndeshjet e javës së 22-të të kampionatit.

6 ekipe do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren, teksa do të luhen në 3 orare të ndryshme.

Gjithçka do të ngre siparin ditën e sotme me përballjen Vora – Flamurtari.

Kjo sfidë do të luhet në stadiumin e Vorës dhe do të startojë në orën 13:30.

Si vendasit ashtu edhe miqtë janë të detyruar vetëm për fitoren për t’iu larguar zonës së ftohtë.

Ndërkohë në orën 16:30 në “Arenën e Demave” do të përplasin “brirët” mes tyre Partizanit dhe Elbasani.

Një duel shumë i luftuar mes skuadrave, teksa nuk pritet të mungojnë as emocionet. Verdheblutë kërkojnë të rimarrin kreun, ndërsa “Demat” për të qenë sa më afër “Final – Four”.

Dhe përballja e fundit e ditës së sotme do të luhet në “Air Albania”.

Aty ku Dinamo do të presë skuadrën e Bylisit dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e kësaj jave.

Në orën 19:00, ekipet do të jenë në fushë all-in” vetëm për triumfin. Dinamovitët për të mbajtur hapin e 3 ekipeve të para, ndërsa ballshiotët për të lënë zonën e ftohtë.

Abissnet Superiore, java 22
Vora – Flamurtari 31.01.2026 13:30
Partizani – AF Elbasani 31.01.2026 16:30
Dinamo City – Bylis 31.01.2026 19:00



Read it all at Bota Sot