KF Shkëndija e Haraçinës nga dje ka paralajmëruar një transfer të madh,.
Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me një lojtar të njohur dhe me përvojë, që do të përforcojë ndjeshëm skuadrën për sezonin pranveror dhe synimet për ngjitje në Ligën e Parë.
Emri dhe detajet mbeten të rezervuara për momentin, por tifozët tashmë janë në pritje të një lëvizjeje të madhe.
Haracinasit sot pasdite (ora 13:00) vazhdojnë me miqësore, ku për kundërshtarë do të kenë Makedonija GJP.
Në miqësoren e parë, Shkëndija mposhti Rabotnickin me rezultat 2-1.