Xherdan Shaqiri nuk do të paraqitet në derbin e madh ndaj liderit të Kampionatit të Zvicrës. Thun.
Kapiteni Shaqiri do të mungojë në sfidën jetike për Baselin.
“Kë do të emërojë Lichtsteiner si zëvendësues të Shaqirit?
Dhjetë pikë prapa kreut, pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi dhe pa Xherdan Shaqirin e suspenduar, përballja kundër liderit të kampionatit, Thun, nuk premton shumë për FC Baselin.
Xherdan Shaqiri do ta humbasë ndeshjen ndaj Thun për shkak të kartonëve të verdhë.
Kapiteni i Basel mori kartonin e katërt në derbin klasik ndaj FC Zürich dhe do ta ndjekë sfidën nga tribunat”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
FC Basel luan ndaj Thun më 1 shkurt, me një diferencë prej dhjetë pikësh nga vendi i parë.
Mungesa e Shaqirit është një goditje e madhe për trajnerin e ri, Stephan Lichtsteiner, i cili thekson se skuadra do të ketë udhëzime të qarta për ta përballuar këtë situatë.
“Më mungon një lojtar kyç për ne”, pranon ai. “Por kemi alternativa dhe një plan të qartë se si do të luajmë pa Shaqirin”.
Nën ish-trajnerin Ludovic Magnin, Koba Koindredi konsiderohej zëvendësuesi i Shaqirit.
Mbetet të shihet nëse Lichtsteiner do ta ndjekë të njëjtën linjë, pasi në skuadrën e Basel mungon një organizator loje.
Pavarësisht krizës dhe ndryshimit të trajnerit, FC Basel është i pamposhtur në tetë ndeshje radhazi në Superligë (3 fitore, 5 barazime), seri më e gjatë se çdo skuadër tjetër aktualisht.
Megjithatë, nga këto tetë ndeshje, Basel ka marrë vetëm 14 pikë, një më pak se Thun (15), edhe pse kjo e fundit ka pësuar tri humbje. Për më tepër, Basel nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi.