Kukësi ka arritur të bëjë një tjetër përforcim.
Verilindorët kanë afruar një mesfushor.
Arseld Halilaj është futbollisti më i ri i Kukësit, i cili do të jetë pjesë e klubit për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
22-vjeçari në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Teutës dhe Korabit, ndërsa tashmë nis një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.
“Mirë se vjen Arseld Halilaj
Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Arseld Halilaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
22-vjeçari ka luajtur më parë me Teutën e Korabin dhe nga dita e sotme, do të mbajë veshur fanellën e Kukësit “, ka shkruar klubi.