E pyesin për të ardhmen e Muçit, presidenti i Beshiktashit: Trabzonspori nuk na ka kontaktuar,

- Bota Sot

E pyesin për të ardhmen e Muçit, presidenti i Beshiktashit: Trabzonspori nuk na ka kontaktuar,

Ernest Muçi po shkëlqen me fanellën e Trabzonsporit.

Sulmuesi shqiptar po shënon vazhdimisht në Turqi, duke u kthyer në një nga lojtarët më në formë të momentit.

I pyetur për të ardhmen e tij, presidenti i Beshiktashit është përgjigjur se Muçi do të jetë sërish pjesë e bardhezinjve nëse Trabzonspori nuk dëshiron të zbatojë opsionin për blerjen e kartonit të 24-vjeçarit.

“Trabzonspori ka gjithashtu një opsion blerjeje për Muçin. Nëse duan ta përdorin, mund ta bëjnë. Ata ende nuk na kanë kontaktuar.

Nëse nuk e përdorin opsionin, atëherë Muçi është lojtari jonë. Ai do të luajë për Beshiktashin”, ka deklaruar Serdal Adali.



Read it all at Bota Sot