Media e madhe spanjolle i hesht të gjithë për Vedat Muriqin!

- Bota Sot

Media e madhe spanjolle i hesht të gjithë për Vedat Muriqin!

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është në qendër të vëmendjes në Spanjë. Lojërat e tij të jashtëzakonshme, bën dje që ai të shpallet lojtari i muajit janar në La Liga.

Media e njohur spanjolle “Marca” i ka kushtuar një shkrim sulmuesit të Kosovës.

“Vedat Muriqi shpallet Lojtari i Muajit në LaLiga për janar.

Sulmuesi i Mallorca-s, Vedat Muriqi, është shpallur Lojtari i Muajit në La Liga për muajin janar 2026, duke triumfuar në votim para Vanat (Girona), Sorloth (Atletico Madrid), Marcos Alonso (Celta Vigo) dhe Guedes (Real Sociedad).

Me pesë gola të shënuar gjatë muajit janar dhe formën e tij, Muriqi është aktualisht një nga sulmuesit më në formë në Evropë.

Ai shënoi në humbjet e Mallorca-s ndaj Girona-s dhe Rayo Vallecano-s në fillim të vitit, ndërsa kulmi erdhi me het-trik-un spektakolar ndaj Athletic Bilbaos në Son Moix, në fitoren 3:2.

Këta pesë gola i siguruan fitoren në votimin final përballë emrave të njohur të kampionatit spanjoll.

Vedat Muriqi vazhdon ta përforcoje statusin e tij legjendar te Mallorca. I transferuar në ditën e fundit të afatit dimëror në vitin 2022, pak kush mund ta parashikonte lidhjen e veçantë që sulmuesi nga Kosova do të krijonte me ishullin, klubin dhe golat. Aktualisht, ai numëron 14 gola në La Liga këtë sezon dhe ka arritur shifrën totale prej 48 golash në 129 paraqitje në elitën spanjolle.

Këto statistika e rendisin Muriqin në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të Mallorca-s në La Liga, duke lënë pas venezuelianin Juan Arango (45 gola) dhe duke iu afruar rekordit të Samuel Eto’o, i cili kishte shënuar 54 gola për klubin.

Pas het-trik-ut ndaj Athletic Club, Muriqi foli për mediat dhe zbuloi një bisedë me drejtorin sportiv të klubit, Pablo Ortells”, shkruan media spanjolle.

“Do të bëj gjithçka që klubi kërkon nga unë. Nëse duan të qëndroj, do të qëndroj”, deklaroi ai, duke treguar qartë dashurinë për Mallorca-n.

Interesimi për shërbimet e tij nuk mungon, pasi disa klube kanë kontaktuar drejtuesit e Mallorca-s për një transferim të mundshëm.

Megjithatë, një gjë është e qartë: Mallorca ka më shumë nevojë për Muriqin se kurrë më parë, ndërsa sulmuesi po jeton një nga sezonet më produktive të karrierës së tij.



Read it all at Bota Sot