Drita largohet nga Turqia

- Bota Sot

Drita largohet nga Turqia

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita e Gjilanit, ka përfunduar përgatitjet në Antalia të Turqisë.

Fituesi i Superkupës së Kosovës largohet nga Turqia për në vendlindje, ku do të vazhdojnë përgatitjet për Kampionatin e Kosovës dhe për play-off-in e Conference League.

“Sot kemi përfunduar fazën përgatitore në Antalia dhe gjatë ditës ekipi do të kthehet në Kosovë.

Në kuadër të kësaj faze përgatitore, kemi zhvilluar tre ndeshje miqësore, si dhe finalen e Superkupës së Kosoves.

Tani në muajin Shkurt na presin sfida ne tre kompeticione duke filluar me Kampionat, Kupën e Kosovës dhe ndeshjet evropiane”, njofton FC Drita.



Read it all at Bota Sot