Barazim në miqësoren mes Makedonija Gj.P. dhe Shkëndijës së Haraçinës!
Makedonija Gj.P. dhe KF Shkëndija 77 nga Haraçina u ndanë në barazim 1:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot.
Skuadra nga Haraçina kaloi në epërsi gjatë pjesës së parë me golin e kapitenit Amir Nuhija, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 75-të, Makedonija Gj.P. barazoi rezultatin me një gol të bukur të realizuar nga Estupinan.
Futbollistët e të dyja skuadrave treguan lojë të mirë.