Vora dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”.
Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës përfundoi në baraspeshë pa gola, 0-0.
Raste kishte shumë, teksa vendasit ishin më kërkues. Ata iu afruan dy herë golit me Kasallën, ndërsa një rast të pastër e kishin edhe me Adeloye.
Ndërkohë që në minutën e 69-të nga ana e vorakëve kishte pretendime për penallti, por arbitri Jorgji tha “jo”.
Kështu, Vora mbetet në vendin e 7-të, teksa shkon në kuotën e 25 pikëve.
Në krahun tjetër, vlonjatët ngjiten në vendin e 8-të të renditjes me 19 pikë.