Arijanet Muriç titullar, Sassuolo fundos Pisa-n edhe më shumë

- Bota Sot

Arijanet Muriç titullar, Sassuolo fundos Pisa-n edhe më shumë

Skuadra e Sassuolos kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi i Pisa-s, në ndeshjen e javës së 23-të të Serie A në futboll.

Sassuolo ka triumfuar me rezultat 3:1 në përballjen me Pisa-n.

Fitore e madhe për udhëtuesit dhe në anën tjetër Pisa fundoset edhe më shumë në tabelë.

Portieri Arijanet Muriç u paraqit nga minuta e parë titullar për Sassuolon, duke bërë paraqitje të mirë ndonëse në disa raste bëri edhe ndonjë gabim.

Për Sassuolon realizuan Berardi (25), Caracciolo (45+1-autogol) e Kone (58) dhe për vendasit Aebischer (51).

Sassuolo është në vend të 11-të me 29 pikë e Pisa në fund me 14 sosh.



Read it all at Bota Sot