Futbollisti humb ndjenjat në fushë, panik në ndeshje

- Bota Sot

Futbollisti humb ndjenjat në fushë, panik në ndeshje

Momente paniku gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani ditën e sotme.

Lojtari i ‘demave të kuq’, Sembene, rrëzohet pa ndjenja në fushë.

Ndërpritet ndeshja dhe hyn në fushë ambulanca.

Por për fat të mirë futbollisti është përmendur dhe transportohet në spital me ambulancë për të kontrolluar gjendjen shëndetësore më tej, pasi s’mund të kthehej më në fushë për shkaqe sigurie.

Momentet e tensionit u regjistruan në minutën e 85-të të ndeshjes, kur futbollisti i Partizanit, Sembene, u rrëzua papritur në fushë duke humbur ndjenjat. Situata shkaktoi panik mes lojtarëve dhe stafit teknik, ndërsa gjyqtari vendosi menjëherë ndërprerjen e lojës.

Stafi mjekësor ndërhyri me shpejtësi, ndërsa ambulanca hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Lojtarët e të dy skuadrave u panë të shqetësuar, teksa prioritet mbeti gjendja shëndetësore e Sembenes.



Read it all at Bota Sot