Skuadra e Liverpoolit ka arkëtuar pikë të plota në përballjen me Newcastlen.
Skuadra e “Reds-ave” ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Newcastles, në takimin e javës së 24-të të Premier League.
Futbollistët e Liverpoolit treguan angazhim e lojë dhe nuk lejuan të gabojnë në vatër të tyre.
Ekitike (41 e 43), Wirtz (67) e Konate (90+3) realizojnë për Liverpoolin dhe Gordon (36) për Newcastlen.
Liverpooli është në vend të 5-të me 39 pikë e Newcastle në të 10-tin me 33.