Nuk ka pati fitues në ndeshjen Dinamo – Bylis, e mbyllur 0:0, java e 22-të.
Një ndeshje shumë e “vakët” në raste konkret, vetëm 1 goditje në kuadra dhe ajo i takoi ballshiotëve.
Në këtë sfidë, vlen për t’u përmendur se ekipi i Ilir Dajës shënoi me Mustaphan në pjesën e dytë, por u konsiderua jo i rregullt për shkak të daljes së topit jashtë vijës anësore.
Në fushë u pa një Dinamo pa ide përsa i takon fazës ofensive, raste sporadike prej distancës, pa adresë.
Shkon në 4 numri i ndeshjeve radhazi pa fitore te “blutë” e kryeqytetit, duke marrë trajtën e krizë së mirëfilltë.
Për të përkeqësuar gjërat, mjafton të përmendim faktin që dinamovitët nuk kanë shënuar asnjë gol në 2026-ën, Superiore..