Barcelona vazhdon me ritmin e rezultateve të mira në kampionatin spanjoll.
Katalanasit u treguan pa frena edhe ndaj Elche-s, duke e mposhtur me rezultat 3:1.
Vendasit u përpoqën me mundësitë e tyre, por u treguan të pafuqishëm për të ndalur “uraganin” e Barcelonës.
Për Barcelonën realizuan gola Lamine Yamal (6’), Ferran Torres (40’) dhe Marcus Rashford (72’), ndërsa për Elche-n shënoi Rodriguez (29’).
Barcelona kryeson renditjen me 55 pikë pas javës së 22-të, ndërsa Elche ndodhet në pozitën e 12-të me 24 pikë të grumbulluara.
Duhet theksuar se Real Madridi është në vendin e dytë me 51 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.