Liverpool nis bisedimet me lojtarin holandez

- Bota Sot

Liverpool nis bisedimet me lojtarin holandez

Liverpool ka nisur bisedimet me mbrojtësin e kombëtares holandeze, Lutsharel Geertruida, për ta afruar në formë huazimi.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari David Ornstein, sipas të cilit klubi anglez po shqyrton seriozisht mundësinë e ndërhyrjes në merkato për të përforcuar repartin defensiv.

Geertruida është aktualisht në huazim te Sunderland nga RB Leipzig, por palët po diskutojnë ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes për të hapur rrugën e transferimit te Liverpool.

Aftësia e tij për të luajtur në disa role e bën atë një profil të përshtatshëm për “The Reds”, që po përballet me mungesa të rëndësishme në mbrojtje.



Read it all at Bota Sot