A do të ketë një ndryshim tjetër në portë te FC Luganos?
Gjatë ndeshjes kundër Grasshopper Club, qarkulluan thashetheme se Amir Shaipi mund të largohej nga klubi i Luganos para përfundimit të afatit kalimtar, shkruan media zvicerane “Blick”.
Flitet se portieri Amir Shaipi ka një ofertë në tavolinë që do ti lejonte të largohej nga klubi gjatë këtij dimri.
Portieri i kombëtares së Kosovës ka këtë përgjigje: "Unë me të vërtetë nuk e di, ju dini më shumë se unë:”.
A di ndoshta më shumë trajneri Mattia Croci-Torti?
“Aktualisht ka thashetheme rreth shumë prej lojtarëve tanë.
Amiri ka mbrojtur mirë kohët e fundit, kështu që është normale që ka interesim nga ekipe të tjera”, tha trajneri i Luganos.