Shkëndija e Haraçinës me përforcim të madh

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës me përforcim të madh

Shkëndija e Haraçinës, nënkampion vjeshtor i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, ka përforcuar radhët me një futbollist me përvojë.

Është fjala për Besar Isenin. 

“Klubi ynë ka kënaqësinë të prezantojë futbollistin Besar Iseni, një emër i njohur dhe i dëshmuar në futbollin rajonal, i cili bashkohet me ambicie të qarta dhe synime të mëdha.

Iseni vjen me një bagazh të pasur përvoje, duke qenë së fundmi pjesë e Superligës së Kosovës me FC Vushtrria, si dhe e Superligës Shqiptare me FC Egnatia, ku ka treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe konkurrueshmërie.

Në futbollin vendor, ai ka qenë pjesë e Ligës së Parë, duke veshur fanellën e KF Shkupit, KF Voska Sport si dhe Vardarit, ku është dalluar për seriozitetin, disiplinën taktike dhe përkushtimin maksimal në çdo paraqitje.
Me ardhjen e Besar Isenit, klubi ynë fiton një futbollist me përvojë, mentalitet fitues dhe standarde të larta profesionale”,
njofton Shkëndija e Haraçinës.



Read it all at Bota Sot