Mesfushori do të jetë pjesë e kuqezinjve për gjashtë muajt e ardhshëm, me të drejtë aktivizimi edhe në ndeshjet eliminatore të Kupave të Europës.
"KF Shkëndija dhe Dinamo Kiev kanë arritur marrëveshje të re për huazimin e Reshat Ramadanit.
Mesfushori do të jetë pjesë e kuqezinjve për gjashtë muajt e ardhshëm, me të drejtë aktivizimi edhe në ndeshjet eliminatore të Kupave të Europës.
Ky është huazimi i tretë radhazi mes dy klubeve për Ramadanin dhe marrëveshja e katërt në total mes Shkëndijës dhe Dinamo Kiev, përfshirë edhe transferimin e lojtarit drejt Ukrainës në mars të vitit 2023.
Fillimisht, në janar të vitit 2024, Ramadani u rikthye te klubi amë me huazim njëvjeçar, ndërsa gjatë verës, pas kualifikimit në fazën e ligës së UEFA Conference League, bashkëpunimi u zgjat deri në dhjetor.
Vazhdimi i qëndrimit të Reshat Ramadanit konfirmon besimin e ndërsjellë mes klubeve dhe rolin e rëndësishëm të lojtarit në projektin sportiv të Shkëndijës për gjysmën e dytë të sezonit", njofton KF Shkendija.