Shkëndija e Tetovës barazon me ekipin nga Kazakistani

- Bota Sot

Shkëndija e Tetovës barazon me ekipin nga Kazakistani

Shkëndija e Tetovës barazoi 1:1 me Ordabasyn e Kazakistanit në ndeshjen e katërt kontrolluese në Antalia. Trumçi shënoi golin për kuqezinjtë, derisa skuadra të hënën kthehet në Tetovë. 

Kampionët kanë zhvilluar ndeshjen e fundit kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, duke barazuar 1:1 ndaj FC Ordabasy nga Kazakistani. Ky ishte takimi i katërt miqësor për kuqezinjtë në këtë fazë përgatitore.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Beqiri shfrytëzoi këtë duel për të provuar skema të ndryshme taktike, ndërsa nga minuta e parë u aktivizua edhe Reshat Ramadani, i cili sot u zyrtarizua sërish si pjesë e Shkëndijës, pas marrëveshjes për huazim për gjysmën e dytë të sezonit nga Dinamo Kiev.

Ordabasy kaloi në epërsi në minutën e 5-të, kur pas një harkimi nga goditja e këndit, Sergei Mali realizoi me goditje me kokë për 0:1. Shkëndija reagoi dhe kërkoi barazimin, i cili erdhi në minutën e 87-të. Jakupi goditi bukur nga goditja e lirë, topi u ndal në shtyllë, ndërsa Trumçi ishte i saktë në vazhdimësi, duke shtyrë topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 1:1.

Me këtë takim, Shkëndija përmbylli fazën përgatitore në Turqi. Nesër skuadra rikthehet në Tetovë, ku do të vazhdojë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.

Gjatë qëndrimit në Antalia, përveç seancave stërvitore, kuqezinjtë zhvilluan gjithsej katër ndeshje kontrolluese me ekipe serioze si FC Oleksandrya nga Ukraina (1:1), FK Podbrezova nga Sllovakia (1:2), FK Sarajevo nga Bosnje dhe Hercegovina (3:2) dhe FC Ordabasy nga Kazakistani (1:1).

Shkëndija-Ordabasy 1:1 (0:1)

Terreni: Papillon Sport Center në Belek- Antali

Golashënues: Trumçi 87’ (Shkëndija), ndërsa Mali 5’ (Ordabasy)

SHKËNDIJA: Amzai, Alhassan, Meliqi, Ajeti, Webster, R. Ramadani, Krasniqi, Spahiu, Zejnullai, Latifi, Ibraimi (c). 
Luajtën edhe: Trumçi, Fetai, Islami, Tamba, Mazari, Murati, Jakupi, Kërstevski, Ceka. 
Trajner: Jeton Beqiri.



Read it all at Bota Sot