Skuadra e Thunit ka thelluar epërsinë në krye të tabelës pas fitores me rezultat 2:1 ndaj kampionit në fuqi të Zvicrës, Baseli.
Baseli nuk ia doli para shikuesve të vet ndaj liderit të tabelës.
Pa Xherdan Shaqirin Baseli nuk ishte në ritmin e saj.
Zëvendësuesi Valmir Matoshi e shokoi Baselin duke shënuar në minutën e 80-të për fitoren e madhe të Thun-it.
Për Thun shënuan Bertone (15), Matoshi (80) dhe për Baselin Schmid (57).
Albian Ajeti e Dion Kacurri u aktivizuan 73 minuta për Baselin.
Shaqiri mungon për shkak të kartonëve të verdhë,
Valmir Matoshi u aktivizua nga minuta e 59-të e Kastriot Imeri u paraqit 59 minuta për Thun-in.
Thun kryeson me 49 pikë pas javës së 22-të, pasojnë Lugano 40, St. Gallen 38, Baseli 36 pikë etj.