Dukagjini i Klinës ka ambicie të mëdha në pjesën e dytë të kampionatit.
Skuadra nga Klina është në pozitën e tretë me 29 pikë dhe ka katër pikë më pak se kampioni vjeshtor, Ballkani i Therandës.
Klinasit njoftojnë se kanë rikthyer futbollistin e dëshmuar Hekuran Berisha.
“KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë për rikthimin e Hekuran Berishës në shtëpi.
Klubi ynë ka arritur marrëveshje me FC Dinamo City për huazimin e Berishës, i cili do të jetë pjesë e jona deri në fund të sezonit.
Rikthimi i një lojtari të rritur në gjirin e klubit tonë është gjithmonë i veçantë dhe i jep forcë vazhdimësisë dhe objektivave tona.
Mirë se u riktheve në shtëpi, Hekri!”, njofton KF Dukagjini.