Pas 22 javësh Superiore, skuadra e Vllaznisë ka marrë e vetme kreun në Superiore me 42 pikë.
Në 5 ndeshjet e fundit, shkodranët numërojnë 5 fitore, të pandalshëm.
“Viktima” e radhës për kuqeblutë ishte Teuta, aty ku vendosi goli i Esat Malës, 1:0 për kuqeblutë. Finalizimi erdhi që në minutën e 10-të.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes, të besuarit e Edi Martinit tentuan të thellonin avantazhin, por nuk ndodhi, ndërsa “kërcënimet” e Teutës nuk u konkretizuan.
Në 5 sfidat e fundit, Teuta e drejtuar nga Enkeleid Dobi është ekipi i vetëm në Superiore që nuk kanë asnjë fitore.