Tottenham dhe Manchester City kanë ndarë pikët, duke luajtur baras me rezultat 2:2 në derbin e javës në Premier Leagues.
Manchester City ka udhëhequr me rezultat 0:2 në 45 minutat e parë.
Kjo epërsi u shkri në pjesën e dytë.
Për Manchester Cityn shënuan Cherki (11) e Semenyo (44) dhe për Tottenhamin Guehi (53 - autogol) e Solanke (70).
Pas javës së 24-të City renditet në vend të dytë me 47 pikë e Tottenham është në të 14-tin me 29 sosh.